Zbulohet një rast i kultivimi i kanabisit në Shëngjergj, sekuestrohen 427 bimë
Policia ka vijuar operacionin kombëtar “Koordinata” për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, duke zbuluar një rast të ri në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj.
Gjatë kontrolleve në terren dhe hetimeve me metoda proaktive, u identifikuan dy parcela ku ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa. Bimët u asgjësuan në vendngjarje me anë të djegies.
Policia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar, shtetasin R. M., 58 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, E. K., 35 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjergj.
Të dyshuarit kishin vendosur edhe dy kamera online për të monitoruar parcelat ku ishte kultivuar kanabisi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Koordinata” në Krujë, dy të arrestuar në flagrancë për kultivim të bimëve narkotike
Takimi virtual, Macron koordinon aleatët ndërkombëtarë për mbështetjen ndaj Ukrainës
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë