“Koordinata” në Krujë, dy të arrestuar në flagrancë për kultivim të bimëve narkotike

24 Korrik 2025 | 12:08

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për kultivim bimësh narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret, në kuadër të planit operativ anticannabis të koduar “Koordinata”.

Sipas njoftim të policisë, në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet e siguruara në rrugë operative u goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

  • U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 67 vjeç, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në fshatin Krastë;
  • U arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 62 vjeç, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në fshatin Brret.

Policia thotë se një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale vazhdojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota

Në Gjirokastër po regjistrohen rastet e para të zjarreve të verës në pyje dhe kullota. Vatrat e zjarreve kanë shkaktuar dëme kryesisht në sipërfaqet me...
08:46 | 28/06/2026

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin...
08:26 | 28/06/2026

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026