Sekuestrohen rreth 49 kg kokainë në kontejnerin e babait të Arbër Çekajt-Foto ekskluzive

1 Prill 2021 | 08:49

Sekuestrohen rreth 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane të gjendej edhe lënda narkotike.

Sipas uniformave blu, kontejneri ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të firmës Ecoalmax në Maminas, me administrator Selim Çekajn.

Menjëherë policia arrestoi administratorin, i cili është edhe babai i Arbër Çekajt.

Ky i fundit është dënuar për kapjen e 613 kg kokainë në një konteriner me banane në portin e Durrësit.

Selim Çekaj në deklarimet paraprake ka mohuar të ketë lidhje lëndën narkotike, duke e shprehur se ai ka porositur vetëm banane.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Selim Çekaj
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026