Sekuestrohet arsenal armësh në Zveçan, dyshohet se lidhen me sulmin në Banjskë

20 Nëntor 2024 | 08:59

Policia në Zveçan ka gjetur dhe sekuestruar  granata, armatim, municion dhe uniformë ushtarake te cilat dyshohet se ndërlidhet me sulmin në Banjskë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani ka folur lidhur me konfiskimin e armatimit nga ana e policisë në Zveçan të vendit gjatë ditës së djeshme.

Elshani ka thënë se aktualisht nuk mund të flasin për identitetin e personit të cilit i është gjetur armatimi, meqë ai është me interes për policinë për sulmin e Banjskës.

“Konsiderojmë se këto armë të cilat janë gjetur këtu lidhen me këtë person”, ka thënë ai pa dhënë detaje se a janë gjetur ato në pronat e tij apo në vendet ku ka operuar personi i dyshuar.

Ai ka folur rreth aksionit dhe gjetjes së armatimit.

“Kemi pranuar informacion të saktë se ku gjinden se ato i kemi gjet ndër dhe të groposura”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë.

“Të gjitha këto pajisje janë konfiskuar dhe janë sjellë në stacion të policisë”, ka shtuar më tej ai.

Elshani ka thënë se nuk është hera e parë që policia ka gjetur armë në veri të fshehura nën dhe, ndaj sa herë që kanë informacion policia ndërhyn.

Ai ka shtuar se situata e sigurisë në veri të vendit paraqitet e qetë duke shtuar se nuk ka zonë që Policia e Kosovës nuk ndërhyn.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026