Sëmundja vdekjeprurëse e bagëtive në Evropën Jugore, ja si transmetohet

13 Maj 2023 | 15:27

Sëmundja hemorragjike epizootike, e cila mund të jetë fatale te gjedhet, është identifikuar për herë të parë në Evropë, njofton agjencia franceze Ansa.

Sëmundja nuk është e transmetueshme te njerëzit.

Ndërsa, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë kanë thënë se pas njoftimeve zyrtare nga Organizata Botërore e Sëmundjeve të Kafshëve do të merren edhe masat e duhura parandaluese.

Ansa vë në dukje se në kontinent ka mbërritur një specie mushkonjash, përmes së cilës transmetohet virusi, kjo është “pasojë e ndryshimeve klimatike”.

Rastet e para të sëmundjes virale janë zbuluar në vjeshtën e vitit 2022 në Sardenjë dhe më pas në Siçili, sipas Anses.

Më pas, raste të tjera të sëmundjes vdekjeprurëse u identifikuan në Andalucia, Spanjën jugore.

“Tek gjedhët, sëmundja potencialisht fatale shkakton ethe, anoreksi, çalim dhe shqetësime në frymëmarrje”, informoi agjencia franceze.

Sëmundja hemorragjike epizootike është regjistruar për herë të parë në vitin 1955 në drerë në Virxhinia, SHBA. Në vitet në vijim virusi është përhapur në Azi, Australi dhe Afrikë.

“15 vjet më parë nuk e imagjinonim që sëmundja mund të arrinte një ditë në Evropë”, shpjegoi studiuesi Stefan Ziedara.

“Përhapja e saj është një pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimit të klimës që lejon mushkonjat vektore të mbijetojnë në zonat (evropiane),” shtoi ai.

Megjithatë, zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë kanë thënë se nuk ka ndonjë rast të evidentuar në vendin tonë dhe rajon.

Madje, zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi theksoi për KosovaPress se është duke i zhvilluar planet kombëtare të hulumtimeve diagnostike.

Dhe sipas tij, pas njoftimeve zyrtare nga Organizata Botërore e Sëmundjeve të Kafshëve do të merren edhe masat e duhura parandaluese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026