“Sëmundja X”- Epidemiologët shfaqin shqetësimin për rrezikun e pandemisë së ardhshme

26 Maj 2023 | 10:27

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka përpiluar një listë të “viruseve prioritare”  që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme vdekjeprurëse.

Shumica e këtyre sëmundjeve janë tashmë të njohura – Ebola, SARS dhe Zika janë disa nga viruset e listuara. Por OBSH sjell në vëmendje dhe një tjetër rrezik që është i cilësuar në listë si ‘ Sëmundja X’. Termi “Sëmundja X” përdoret nga OBSH si një zëvendësues për të përshkruar një sëmundje që është e panjohur për shkencën mjekësore.

Dhe si një sëmundje e panjohur – pavarësisht nëse është një virus, bakter, kërpudh ose diçka tjetër – ka shumë të ngjarë që nuk ka vaksina ose trajtime të disponueshme.

“Kjo nuk është lëndë e fantashkencës,” tha epidemiologu i shquar amerikan Dr. Richard Hatchet . “Ky është një skenar për të cilin duhet të përgatitemi. Kjo është sëmundja X”, shtoi ai.

OBSH shpiku termin ‘sëmundja X’ në vitin 2018. “Nuk është ekzagjerim të thuhet se ekziston mundësia që një incident i ‘sëmundjes X’ të jetë afër shfaqjes,” tha Dr. Pranab Chatterjee, një studiues në Departamentin e Shëndetit Ndërkombëtar në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins, në Baltimore.

“Vala e fundit e rasteve të gripit të shpendëve H5N1 në Kamboxhia është vetëm një shembull,” shtoi Chatterjee, sipas Neë York Post.

Skenarët për origjinën e viruseve “sëmundja X” dhe “zombi”

Epidemiologët besojnë se sëmundja e radhës X do të jetë zoonotike, që do të thotë se do të vijë nga kafshë të egra ose shtëpiake dhe më pas do të përhapet dhe infektojë popullatën. Ebola, HIV/AIDS dhe COVID-19 ishin gjithashtu epidemi zoonotike.

Megjithatë, ka burime të tjera sëmundjesh dhe bioterrorizmi mund të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme.

“Lëshimi i viruseve të tilla, qoftë përmes aksidenteve laboratorike ose si një akt bioterrorizmi, mund të çojë në një sëmundje fatale X me një rrezik global,” thonë shkencëtarët .

Një burim tjetër i mundshëm mund të jenë viruset “zombie” që janë bllokuar me shekuj, por që po çlirohen si pasojë e ngrohjes globale.

Cilat viruse të tjera janë në listën e OBSH-së?

Sëmundje të tjera në listën e OBSH-së janë virusi Marburg , ethet hemorragjike Krime-Kongo , ethet Lassa , sëmundjet Nipah dhe henipavirus , ethet e Luginës Rift dhe sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme. Për të parandaluar dhe luftuar një epidemi të mundshme të sëmundjes X, epidemiologët po bëjnë thirrje për rritjen e fondeve për të mbështetur mbikëqyrjen dhe kërkimin e agjentëve të mundshëm pandemikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026