Senati amerikan miraton ndalimin e importeve të uraniumit rus

1 Maj 2024 | 14:44

Senati amerikan ka miratuar unanimisht legjislacionin për ndalimin e importeve të uraniumit rus, pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin në dhjetor.

Uraniumi përdoret për të fuqizuar reaktorët bërthamorë komercialë që prodhojnë energji elektrike.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i cili javën e kaluar nënshkroi një projekt-ligj për ndihmën miliarda dollarë për Ukrainës , pritet që tani të nënshkruajë ligjin për importet e uraniumit.

Termocentralet bërthamore amerikane importuan rreth 12% të uraniumit të tyre nga Rusia në vitin 2022, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë në SHBA.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se edhe pas ndalimit të impoorteve nga Rusia industria ishte e sigurt, pasi aleatët dhe partnerët se SHBA kanë krijuar një zinxhir të sigurt furnizimi me karburant bërthamor për dekada me radhë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

284 milionë euro ryshfet, dënohet me vdekje zyrtari kinez

Një ish-zyrtar i lartë në Kinë është dënuar me vdekje në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në vitet e fundit, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti me...
18:28 | 07/07/2026

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga Interpoli, është gjetur e vdekur...
18:18 | 07/07/2026

Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot diçka të mirë për kryeministren italiane, Giorgia Meloni duke e quajtur atë një “person shumë të mirë”, në një deklaratë për...
18:10 | 07/07/2026