Senatorët amerikanë: Johnsoni duhet ta hedhë në votim ligjin e ndihmave për Ukrainën
Një delegacion i Senatit amerikan që e vizitoi Ukrainën të premten i udhëhequr nga lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, u zotua se do t’i bëhet trysni liderit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, për ta hedhur në votim një projektligj i cili përfshin ndihmë ushtarake për Kievin.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i thënë atij [kryetarit Mike Johnson] se çfarë mësuam këtu dhe do t’i bëjmë trysni haptazi për ta marrë vendimin e duhur”, tha Schumer pas një takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Schumer, i cili ishte pjesë e delegacionit prej pesë senatorëve që biseduan me Zelenskyn në Lviv, tha se Johnson, një republikan nga Luiziana, duhet “ta bëjë gjënë e duhur”, duke shtuar se senatorët e tjerë janë të bindur se projektligji do të kalojë.
Schumer, një demokrat nga Nju Jorku, tha apo ashtu se Zelensky u ka thënë senatorëve se Ukraina do ta humbë luftën, nëse nuk merr ndihmë.
Senati e miratoi javën e kaluar një pako me ndihmë ushtarake, e cila përfshin 61 miliardë dollarë për Ukrainën. Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë atë, por Johnson i dërgoi në pushim dyjavor anëtarët, pa e hedhur fare në votim projektligjin.
Johnson, aleat i ish-presidentit Donald Trump, votoi kundër projektligjeve që ofronin ndihmë për Ukrainën, para se të bëhej kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
Schumer tha se sikur forcat ukrainase gjatë mbrojtjes së Avdivkës të kishin më shumë armë dhe municion, rezultati do të kishte qenë ndryshe.
Javën e kaluar, forcat ukrainase u tërhoqën nga Avdivka, qytet në rajonin e Donjeckut, pas shumë muajsh luftime kundër forcave pushtuese ruse.
“Nëse Ukraina nuk merr mbështetje, Putini mund të shkojë mu në kufirin polak herët a vonë”, tha Schumer, duke shtuar se delegacionit amerikanë u kanë thënë pothuajse të gjithë gjatë vizitës, përfaqësuesit e ushtrisë, politikanët dhe diplomatët, se nëse Ukraina ndihmohet, atëherë ajo do ta fitojë këtë luftë.
Një senator tjetër, Jack Reed tha se Shtetet e Bashkuara duhet patjetër të vendosin për ta ndihmuar Ukrainën, në mënyrë që të mos detyrohen t’i dërgojnë atje trupat e veta.
“Siç e tha shumë mirë edhe senatori Schumer për kryetarin Johnson: Nëse vjen në Ukrainë, do ta shohësh varrezën që ne e pamë sot, nëse shkon te muri në Kiev, të cilin e vizitova për të vendosur kurorë me lule, do ta shohësh se njerëz të të gjitha moshave kanë vdekur në mbështetje të demokracisë”, tha Reed.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë