“VMRO-DPMNE nuk preferohen nga Perëndimi”, Sinani: Shkak lidhjet ruse dhe serbe

24 Shkurt 2024 | 13:53

Profesori Arsim Sinani ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth situatës politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ai bëri një pasqyrim të shkurtër të situatës politike në RMV ku theksoi mes të tjerave se duket se VMRO-DPMNE nuk do ta kenë më të lehtë marrjen e pushtetit pasi kanë orientime të cilat sipas tij nuk janë të pëlqyeshme nga perëndimi.

“Partitë politike maqedonase ta harrojnë se do të kenë partnerë koalicioni, parti shqip[tare të cilat vetëm do të kënaqin egot personali të një grupi të vogël njerëzish dhe nga ana tjetër shqiptarët do ti sundojnë. Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë ka probleme të brendshme organizative dhe kjo tregon për një rënie të saj dhe tani i duhet pak nacionalizëm për të mbetur në pushtet.

Unë dëshiroj t’ju përkujtoj se presidenti aktual i Maqedonisë i cili erdhi si rezultat i ndihmës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe partive opozitare shqiptare, do të dëshirojë të marrë një mandat, por një president maqedonas pa shqiptarët brenda është e dëmshme. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE nuk po e merr veten. Ka një orientim i cili nuk është i pëlqyer nga perëndimi. Kam përshtypjen se kjo do të ketë probleme serioze të për të ardhur në pushte, pavarësisht se duket sikur ka një avantazh të lehtë”,-tha Sinani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026