Separatistët pro-rusë i mëshojnë dënimit me vdekje për tre luftëtarë të huaj

12 Qershor 2022 | 19:29

Një udhëheqës separatist pro-rus në lindje të Ukrainës tha se nuk do të ndryshonte dënimet me vdekje për dy britanikët dhe një maroken që u zunë robër duke luftuar krah forcave ukrainase.

“Ata erdhën në Ukrainë për të vrarë civilë për para. Kjo është arsyeja pse unë nuk shoh asnjë kusht për ndonjë zbutje apo modifikim të dënimit”, tha Denis Pushilin, udhëheqësi i rajonit separatist Donetsk, të dielën.

Pushilin tha se gjykata “ka dhënë një dënim krejtësisht të drejtë” për tre luftëtarët e huaj.

Ai akuzoi kryeministrin britanik Boris Johnson se ka injoruar fatin e tyre dhe se nuk ka kontaktuar me autoritetet separatiste.

Të shtunën, zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se ai ishte “i tmerruar” nga dënimet me vdekje të shqiptuara ndaj britanikëve Aiden Aslin dhe Shaun Pinner dhe marokenit Brahim Saadun.

Sipas familjeve të Aslin dhe Pinner, dy burrat kanë jetuar në Ukrainë që nga viti 2018.

Të premten, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin për dënimet me vdekje kundër të burgosurve nga rebelët pro-rusë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Parlamenti i Shqipërisë miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orë 10:00, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me...
16:13 | 27/07/2026

Sekretariati i Etikës mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës së PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën e 28 korrikut në orën 09:30 për kërkesën per përjashtimin e deputetit dhe kreut të Partisë Mundësia,...
16:04 | 27/07/2026

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim një grup kriminal të trafikimit të drogës drejt Finlandës. SPAK ka dërguar...
15:44 | 27/07/2026