Serat me kanabis në Berat, SPAK: U arrestuan 6 persona, 3 të tjerë në kërkim

25 Prill 2024 | 15:31

1 vit e 6 muaj pasi në fshatin Rërëz të Beratit, u zbuluan 4 sera të përshtatura për kultivim masiv kanabisi, SPAK ka arritur të identifikojë organizatorët dhe financuesit.

Gjatë operacionit në tetor të 2022-isht u ndaluan edhe 95 gra që punonin për rritjen e bimës narkotike, korrjen, tharjen dhe paketimin e saj.

Sipas prokurorisë së posaçme nga 9 urdhër arreste që janë lëshuar, 6 janë ekzekutuar ndërsa 3 të therë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë: Sadetin Hasaj, Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi dhe Adiol Çifliku.

Na hetimet e SPAK ka rezultuar se disa persona nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati kanë vepruar si në grup të strukturuar kriminal për marrjen me qira të serave, ngritjen e infrastrukturës për kultivimin e bimëve narkotike duke rekrutuar si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat.

Gjatë zbulimit të serave ndaj disa prej zyrtarëve lokalë policorë u morën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.

Njoftimi i SPAK

Me vendimin Nr.41, datë 22.04.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 9 (nëntë) personave nën hetim.

Në datën 24.04.2024, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekzekutuan masat e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj 6 (gjashtë) personave nën hetim, konkretisht:

–          S.H. banues në Koplik, Malësi e Madhe;

–          A.V. banues në Drenovicë, Berat;

–          M.M. banues në Gruemirë, Malësi e Madhe;

–          L.B. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

–          S.S. banues në Demiraj, Malësi e Madhe;

–          A.Ç. banues në Vodëz, Kuçovë, Berat,

Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim për 3 (tre) persona të tjerë, ku gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026