Serbët do të rezistojnë nëse Kosova nuk lejon targat KM, thotë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se popullsia serbe në Kosovë do të rezistojë, nëse nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve me targa KM.
Deklaratën, Vuçiç e dha gjatë një konference për shtyp në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Euronews Serbia.
“Plani i tyre është që ato automjete të lëshojnë (Kosovën) duke moslejuar që të kthehen në territorin e Kosovës”. Kjo me siguri do të hasë në rezistencën demokratike nga populli serb, dhe shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe vrasjen e popullit të tij”, theksoi Vuçiç.
Ai nënvizoi se i pranojnë targat neutrale ndaj statusit – KS, por se, sipas tij, pala kosovare nuk dëshiron të dëgjojë për to.
Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.
Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.
Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin
Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës