Serbët e Kosovës të ndarë, veriorët skeptikë për marrëveshjen, jugorët kanë shpresë

2 Mars 2023 | 16:32

Edhe pse nuk firmosën asgjë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pajtuan për ta pranuar planin evropian.

Në pergjithesi kjo u pa si një hap përpara drejt zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve. Kështu pak a shumë po e shohin edhe serbët që jetojnë në jug të Kosovës.

“Fillimisht mendoj se serbët e Kosovës nuk jane te involvuar shumë në këtë proces nga asnjëra palë. Çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel dhe që ka të bëjë me jetën e serbëve të Kosovës eshte e rendesishme dhe eshte nje hap perpara. Keshtu që në parime të përgjithshme është nje hap pozitiv”, tha Viktor Popoviç, komentator politik.

Sipas Popoviç, e rëndesishme është që të gjendet një zgjidhje për problemet e serbëve, pak rëndësi ka se si do të quhet ajo.

“Ne duhet ta shikojme njeri-tjetrin dhe të provojme te gjejme zgjidhje per problemet tona ditore. Nuk e di nese asociacioni do t’i zgjidhë keto probleme, por mendoj se duhet te gjejme modalitete që të legjitimohet asistenca e Beogradit per serbet e Kosoves ne edukim, shendetesi e disa çështje të tjera. Kjo do të sillte benefite dhe do t’i jepte kuptim asaj që serbët kërkojnë”, theksoi Popoviç.

Por ndryshe e shohin serbët e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

“Pamë se Serbia nuk e nënshkroi por e pranoi marrëveshjen pa ankesa, ashtu siç bëri edhe Prishtina zyrtare. Vetem në pikën 9 përmendet çështja e minoriteteve, përkatësisht e komunitetit serb, mirëpo ne pamë që kësaj radhe as që u munduan të na e shesin asociacionin e komunave serbe në këtë paketë”, tha Aleksandar Arsenijeviç, Lëvizja Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Arsenijeviç thotë se nuk presin asgjë nga ky dakodrim i Kurtit dhe Vuciçit.

Krijimi i asociacionit te komunave me shumice serbe eshte tema me problematike mes dy paleve. Kosova ka kushte mbi te cilat ky asociacion duhet te formohet, Serbia e ka kusht krijimin e saj per arritjen e nje marrveveshje fianle.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026