Serbët “kundër” euros në Kosovë, Lista Serbe: Po na dëbojnë pa armë

19 Janar 2024 | 14:58

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për të shpallur euron si valutën e vetme për kryer pagesa ka sjellë pakënaqësi në komunitetin serb.

Në Mitrovicën e Veriut, buxheti i Serbisë paguan rroga, pensione dhe asistenca me dinarë e për këtë qytetarët druhen se do përballen me pengesa që nga muaji shkurt.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, tha se heqja e dinarit do të thotë “dëbim i serbëve pa përdorimin e armëve”.

“Regjimi autoritar i kryeministrit Kurti tani vendosi që ta ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu ta kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, tha Lista Serbe në reagim.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, rëndësia e veçantë e rregullores së BQK-së qëndron te përcaktimi i valutës që lejohet të përdoret në të gjitha transaksionet bankare e jobankare në Kosovë, e që në këtë rast është euroja.

Në rregulloren e BQK-së thuhet se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe i valutave të tjera në Kosovë, do të jenë e drejtë ekskluzive e saj.

Deri më tani, dinarët kanë hyrë nga Serbia në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviç.

Rregullorja e Bankës së Kosovës, thekson se valutat tjera, që nuk janë euro, mund të përdoren në Kosovë vetëm si vlerë që ruhet në formë fizike ose në llogaritë bankare të valutave që nuk janë euro. Me to mund të kryhen edhe pagesa ndërkombëtare në valuta të ndryshme nga euroja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026