Serbët largohen nga institucionet e Kosovës, Vuçiç flet me ambasadorin amerikan

5 Nëntor 2022 | 16:47

Pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Republikës së Kosovës, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ka qenë vetë Vuçiç, i cili e ka bërë me dije lajmin, ku përmes një postim në ‘Instagram’ shkruan thotë se Serbia është përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën.

“Në një bisedë të gjatë dhe kuptimplote telefonike me ambasadorin Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara. Gjithashtu theksova tmerrin e serbëve me sjelljen e Kosovës dhe lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat e vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre në të gjithë rajonin” – shkruan Vuçiç.

Ndërkohë nga ana tjetër, ambasadori Hill  thotë se ka kërkuar nga presidenti Vuçiç që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal

Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026