Serbët vendosin të largohen nga institucionet e Kosovës
Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Vendimi i rëndësishëm është marrë pas një takimi të zhvilluar mesditën e së shtunës në Zveçan.
Në takimin me dyer të mbyllura kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.
I gjithë reagimi ka ardhur pas pezullimit të komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, për shkak se ai së bashku me kryetarët e komunave njoftuan se policët në veri nuk do të lëshojnë paralajmërime për serbët që kanë targa e lëshuara nga Serbia.
“Ne kurrë nuk do të ndalemi, dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme – do të jetë një rezistencë demokratike dhe jo e dhunshme. Protestat do të jenë vërtet paqësore, por në fund askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në terren”, tha Goran Rakiq Rakiç, duke paralajmëruar se protestat që do nisin të dielën.
Komunat në veri, të banuara me shumicë serbe janë: Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.
Vendimi i qeverisë së Kosovës:
Nga data 1 nëntor, të gjithë pronarëve të makinave me targa serbe në Kosovë do t’u shqiptohet masë qortimi me kërkesë për t’u drejtuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve.
Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lista Serbe: Nesër del vendimi për largimin e serbëve nga institucionet në veri
- Mustafa viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Më gëzoi fakti që i gjeta mirë
- Vuçiç mbledh qeverinë, serbët në Kosovë njoftojnë largimin nga institucionet
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë