Vuçiç mbledh qeverinë, serbët në Kosovë njoftojnë largimin nga institucionet
Të shtunën, qeveria e Serbisë do të mbajë një seancë ku presidenti Aleksandar Vuçiç do të dorëzojë raportin për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve që ndodhen në Kosovë, të cilët paralajmëruan tërheqjen e tyre nga të gjitha institucionet e Prishtinës për shkak të zhvillimeve të fundit.
Në të njëjtën kohë priten edhe vendimet e serbëve në veri të Kosovës, ku kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë se sot do të ketë takim me të gjithë krerët e institucioneve në veri dhe se do të marrë vendime. Ai paralajmëroi protestën e parë për të dielën, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat.
Pas kësaj mbledhje Vuçiç do të takohet me ambasadorin kinez Chen Bo, e më pas me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harchenko.
Vuçiç sot do të bisedojë për situatën në Kosovë me Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Patriarkun Porfiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zyrtarët gjermanë thirrje aktivistëve të klimës për protesta konstruktive
- Balla nga Lushnja: Do të kemi 510 mld lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022
- Netanyahu në prag të kthimit në pushtet
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare