Balla nga Lushnja: Do të kemi 510 mld lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022
Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët në Lushnje.
Në fjalën e tij Balla tha se Shqipëria me këtë trend rritje do të arrijë në 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022.
“Me 50 mijë ton më shumë eksporte e mbyllim 9 mujorin ose 57 mln euro eksporte, është një nga rritjet më të madhja në krahasim me vitet e kaluara dhe falenderoj bujqit sepse janë ata që kanë prodhuar gjithë këtë prodhim por nuk e fsheh as falenderimin për grumbulluesit, të cilët janë një instrument i domosdoshëm ekonomik i rritjeve së eksporteve shqiptare. Me këtë trend jam i sigurt që do të arrijmë të kemi 510 miliard lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022 dhe mendoj që është dhe kuota më e lartë e arritur ndonjëher në ekonominë bujqësore shqiptare. Edhe pse ne shkurt kur filloi lufta të gjithë skeptikët nisën të na kritikojnë apo paragjykojnë apo të japin edhe skenarë ogurzi përsa i përket ekonomisë bujqësore shqiptare”, tha Balla.
Sipas Ballës, prej 24 shkurtit Europa është në luftë.
“Shqipëria është në luftë dhe efektet e kësaj lufte kanë prekur të ardhurat e çdo familje shqiptare dhe ndaj unë dua t’ju them se sikurse bëmë me tërmetin, me pandeminê qeveria do vazhdojë t’i gjendet pranë të gjithëve, çdo familjeje shqiptare dhe ne do vijojmë të subvencionojmë energjinë elektrike, ku sot qeveria paguan 80%të faturës së energjisë dhe ne do vazhdojmë të bëjmë këtë sepse çdo luftë fitohet duke qenë të bashkuar”, deklaroi Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë