Serbët nuk tërhiqen nga barrikadat, Rakiç: Kërkojmë garanci vetëm nga Vuçiç 

28 Dhjetor 2022 | 18:01

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët refuzojnë të tërhiqen nga barrikadat, edhe “pse presidenti Vuçiç mendon se do të ishte mirë”.

“Sapo i kemi përfunduar bisedimet me presidentin Vuçic, tani do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Pantiçit, Nedeljkovicit dhe të arrestuarve të tjerë, arritëm të lexojmë garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada, si dhe garancinë e KFOR-it që  Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të vijnë në veri pa pëlqimin tonë”, tha Rakiç.

Sipas Rakiç, serbët e Kosovës nuk u besojnë institucioneve të Kosovës prandaj po refuzojnë heqjen e barrikadave.

Sipas tij serbët e Kosovës i besojnë vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026