English

Serbi, EXIT Festival premton mbjelljen e 1 miliard pemëve për të luftuar ndryshimet klimatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Festivali i famshëm serb i muzikës elektronike, EXIT Festival, ka bindur qeverinë të mbjellë 1 miliard pemë për të luftuar krizën e ndryshimeve klimatike.

- Advertisement -

Nisma e gjelbër e festivalit të vlerësuar edhe me çmime ndërkombëtare është adoptuar nga qeveria serbe pas thirrjes publike për mbjellje masive pemësh në gjithë vendin. Nën nofkën Revolucioni Gjelbër, (Green Я:Evolution) kjo nismë synon të rrisë sipërfaqen pyjore të Serbisë me 50 për qind.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i EXIT në të njëjtën kohë dhe themeluesi i tij, Dusan Kovacevic, tregon për Euronews se “shpresojmë të shohim universitetet, shkollat e mesme, ushtrinë dhe personelin e policisë t’i bashkohet mijëra vullnetarëve tanë” për të mbjellë me miliarda pemë në vitet e ardhshme.

“Megjithatë, qëllimi ynë i vërtetë i hedh sytë nga bota, ne duam të japim kontributin tonë për ndërtimin e një koalicioni mbarë botëror që do të rrisë sipërfaqen e pyjeve në Tokë nga 30 për qind në 40 për qind të gjithë sipërfaqes së planetit”, thotë ai. “Ky mund të jetë një nga faktorët kyç për të arritur objektivin global për zero emetime karboni deri në 2050-n”.   

EXIT është një nga festivalet më të mëdha të muzikës elektronike në Europë, me pjesëmarrjen e 200 mijë personave vitin e shkuar. Zanafilla e këtij festivali ishte 20 vite më parë, kur nisi si një lëvizje rinore për paqen dhe lirinë në Serbi ashtu dhe në Ballkan.

Festivali është i angazhuar për të qenë të parët kur flitet për qëndrueshmërinë. Këtë vit, koncertet e transmetuara live do i japin mundësinë edhe atyre që nuk mund të jenë të pjesëmarrës që ta shijojnë muzikën nga shtëpitë e tyre, ndërsa gjatë transmetimit  do të ketë edhe video e mesazhe për mjedisin. Ndjekësit nga e gjithë bota do të ketë mundësi të bëjnë donacione për organizata ekologjike përmes transmetimit, të titulluar “Life Stream”.

Kryeministrja Ana Brnabic tha se Serbia është e angazhuar për të luftuar krizën klimatike dhe se me mbështetjen e partnerëve të BE-së shpreson se do t’ia “arrijnë këtij qëllimi ambicioz”.

[instagram_feed=B6oK6DGpIBl]

EXIT ka një reputacion global për rrymën Electronic Dance Music, e njohur shkurt si EDM dhe ka fituar dy herë çmimin si Festivali i Madh më i Mirë në Çmimet e Festivaleve Europiane. Në këtë përvjetor, EXIT do të sjellë disa nga emrat më të mëdhenj, duke përfshirë David Guetta, James Arthur, Fatboy Slim dhe Metronomy dhe do të mbahet në qytetin e Novi Sadit në Fortesën Petrovaradin më 9 deri 12 korrik.

A është e mjaftueshme mbjellja e pemëve për të luftuar ndryshimet klimatike?

Ndërsa EXIT festival pretendon se pyllëzimi është shkencërisht i provuar si përgjigja më efikase dhe e thjeshtë ndaj ndryshimeve klimatike, disa thonë se kjo nuk mjafton. Sipas raportit të 2019-s të IPCC-së mbi përdorimin e tokës, mbjellja e pemëve mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. Qartazi, pemët veprojnë në mënyrë të shkëlqyer për të thithur karbonin nga ajri, por kjo nuk zgjat përjetë, kështu që mund të jetë  më e dobishme investimi në forma të tjera më afatgjata. Raporti sugjeron përqendrimin në toka gëlqerore dhe kënetore për shembull, zona të mbushura me materie bimësh të kalbura të cilat veprojnë si gropa thithëse për karbonin.  

Tokat kënetore janë në fakt depot më të mëdha natyrale të karbonit dhe kanë aftësinë për të depozituar karbon me shekuj, thotë IPCC. Për rrjedhojë, thirrjet që tokat gëlqerore të përfshihen në planet globale të konservimit po shtohen, teksa ato e depozitojnë karbonin në përjetësi.”

Si kanë ndikuar ndryshimet klimatike mbi Serbinë deri më tani?

Sipas një profili të matjes së rrezikut nga Serbia Climate Links, dy dekadat e fundit kanë sjellë një numër rekord thatësire, përmbytjesh dhe dimrash jashtëzakonisht të acartë. Kjo ka ndikuar ndjeshëm mbi ekonominë, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, duke shkaktuar dhe viktima në disa raste.

Parashikimet e ndryshimeve klimatike tregojnë se Serbia dhe Ballkani Perëndimor do të përballen me rritje temperaturash në të ardhmen. Në mënyrë për ta luftuar këtë, ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Bujqësisë krijoi Komitetin e Ndryshimeve Klimatike në 2014-n si dhe një strategji për klimën, ndërsa një plan veprimi është aktualisht duke u përpiluar. Qëllimi i tyre do të jetë trajtimi i çështjeve duke filluar nga bujqësia, pylltaria dhe menaxhimi i burimeve ujore. Kryeministrja Brnabić njoftoi së fundmi se Serbisë i duhet të investojë 15 miliardë euro për projekte mjedisore deri në fund të vitit.  

Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) raporton se moti ekstrem në Serbi, “për ato që sigurojnë jetesën nga toka dhe deti, ndryshimet klimatike po i detyrojnë drejt një realiteti të ri”.

Në terren, zgjidhja mund të jetë shumimi i specieve indigjene të cilat mund të përshtaten dhe mund t’i mbijetojnë efekteve të ndryshimeve klimatike për më gjatë. Ndërtimi i më shumë digave do të mbrojë zonën nga përmbytjet në të ardhmen dhe të rrisë furnizimin me energji në godinat publike ose adoptimi i burimeve të rinovueshme energjetike, si biomasa, mund të ndihmojë në zonat urbane si për shembull Beogradin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?