“Serbia, ndihmoi me armë Ukrainën”- Beogradi reagon për dokumentet sekrete amerikane
Dokumentet sekrete të Pentagonit tregojnë se Serbia ka dërguar armë në Ukrainë. Kjo lëvizje mund të jetë dhe hapi i parë serioz i shkëputjes së Beogradit nga ndikimi i Moskës.
Serbia ka vendosur të ndryshojë politikën e jashtme qindra vjeçare pro Rusisë duke u mbështetur Ukrainë. Një dokument i publikuar nga agjencia Retures tregon se qeveria e Aleksandar Vuçiç ka rënë dakord që të furnizojë me armë Ukrainën.
Dokumenti është pjesë e sekreteve të Petnagonit për luftën në Ukrainë që u publikuan gjatë kësaj javëve. Sipas të dhënave, qeveria e Beogradit u është bashkuar vendeve Europiane për të dhënë armatime në favor të ushtrisë së Presidentit Ukrainas Zelensky.
Por nga ana tjetër, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha se “Serbia nuk i ka shitur, as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, e as shteteve që e rrethojnë atë konflikt”.
“Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë shtetin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt, në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne vazhdimisht qëndrojmë në politikën që kemi vendosur”, tha Vuçeviç, sipas një njoftimi të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.
Ai tha se, kjo nuk është herë e parë që qarkullon një lajm i tillë, pasi dhe më herët Serbia ka mohuar pretendimet se i shet armë Ukrainës.
“Ne i kemi mohuar këto gënjeshtra për më shumë se dhjetë herë, dhe ja ku jemi, po e bëjmë përsëri. Serbia nuk i ka shitur, e as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as shteteve që e rrethojnë atë konflikt”, tha Vuçeviç.
LEXO GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona