Serbia në dorë të Rusisë dhe loja e Perëndimit? Bido: Çfarë duhet të bëjë Kurti

19 Shkurt 2024 | 23:10

Çështja e “Dinarit”, tensionet dhe politika në Kosovë ishin temë diskutimi në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania.

Analisti Ardit Bido, u shpreh se Perëndimi po përpiqet të shpërqendrojë situatën në Ballkan në mënyrë që Serbia të mos bjerë në duar të Rusisë.

Mes të tjerash ai tha se synimi i Prishtinës është që të Kosova të njihet nga 5 vendet që nuk e njohin, duke shtuar që çështja e dinarit nuk duhet të jetë thelbësore.

“Në Republikën e Kosovës që prej themelimit të saj ne kemi situatën ku ke i struktura paralele serbe, jo vetëm në Veri por dhe në jug të Kosovës. Dilema e madhe është nëse do veprosh apo do të arrish përmes një marrëveshje. Dhe kjo dilemë vjen në mënyrë të atillë   që Perëndimi nuk dëshiron që ta lëshojë Serbinë në duart e Rusisë, prandaj po e milkon. Kjo është situata që ne jemi.

Vendimet ndonjëherë të pakoordinuara, kanë kuptim, ndërsa nga ana tjetër ndërhyrjet të cilat i japin  alibi Vuçiç që ta harrojë Banjskën, që ta harroj aktet që ka bërë në Kosovë dhe kjo çështje të kthehet në çështje kryesore, nuk besoj se është në interesin tonë kombëtar. Nuk mund të vendosësh që të heqësh dinarin dhe ra vendosësh në mes të janarit me datën 1 shkurt, kur kjo ka implikime të drejtpërdrejta në shtetasit e tu. Këtu vjen një kryeneçësia e Kurtit që cenon interesat tona afatgjatë. Interesi ynë është i qartë, që të njihet Kosova nga 5 vendet e tjera. Ky është synimi që duhet të kemi.”-tha ai, për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026