Serbia pretendon se shqiptarët nuk janë fshirë prej listave të votuesve
Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale e Serbisë, e ka mohuar që mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës janë fshirë prej listave të votuesve dhe që policia i ka pasivizuar adresat dhe i ka lënë banorët pa dokumente personale.
Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.
Ministri për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale dhe presidenti i trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Aleksandar Martinoviç, ka thënë se këto pretendime janë “të papranueshme dhe plotësisht të pasakta”, shkruan REL.
“I ashtuquajturi pasivizim i adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë, nuk është duke ndodhur”, ka thënë ai, duke theksuar se shqiptarët në Serbi “kanë të drejtë për të votuar dhe të gjitha të drejtat tjera, sikurse të gjithë shtetasit tjerë të Serbisë”.
Sipas tij, pasivizimi i adresave bëhet “në përputhje me ligjin”.
“Ministria e Punëve të Brendshme e ka një procedurë unike për verifikim të adresave, prandaj nuk mund të thuhet se ka të bëjë me një grup apo territor specifik”, ka shtuar Martinoviç.
Ministria ka thënë, po ashtu, se prej fillimit të vitit 2023 “nuk është dorëzuar asnjë apel kundër vendimeve për fshirje të personave nga lista e votuesve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Përveç të drejtës për dokumentacion dhe sigurim shëndetësor, aty u është mohuar edhe e drejta për të votuar në zgjedhje.
Pretendime të njëjta janë publikuar së fundi edhe nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut.
Sipas të dhënave të organizatës, prej vitit 2022, adresat e më shumë se 2.900 qytetarëve janë pasivizuar në Luginën e Preshevës.
Në raport pretendohet se pasivizimi nuk është duke u kryer në përputhje me ligjin.
Problemi i pasivizimit të adresave është përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, pjesa për Serbinë, kur është përmendur respektimi i të drejtave të minoriteteve.
Në raportin për vitin 2022 përmendet edhe që pjesëtarët e pakicës shqiptare kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si kontrollohet adresa e tyre e banimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta