Serbia reagon pas dënimit të ish-zyrtarit të Listës Serbe për ‘Reçakun’

19 Tetor 2022 | 15:23

Zyrtari i Listës Serbe, Ivan Todosijeviç është dënuar të mërkurën me një vit burgim, në seancën e rigjykimit – për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati e tij, Nebojsha Vllajiç.

Todosijeviç pati deklaruar në mars të vitit 2019 se “arsyeja për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”, shkruan REL.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se dënimi ndaj Todosijeviqiç është “i turpshëm, i motivuar etnikisht dhe politikisht”.

Sipas tij, aktgjykimi ka treguar se serbëve në Kosovë u mohohet liria e fjalës dhe se autoritetet e Kosovës, në fakt po përhapin “urrejtje dhe jotolerancë racore, fetare dhe etnike ndaj serbëve”.

“Nuk ka dyshim se ky aktgjykim është llogaritur me kujdes në Prishtinë, me qëllim të shkaktimit të tensioneve të reja dhe krizës në mesin e popullit serb, veçanërisht në veri të krahinës, sepse asnjë serb në Kosovë dhe Metohi nuk mund të shikojë pozitivisht këtë lloj hakmarrjeje, kundër njërit prej tyre”, ka thënë Petkoviç.

Ai u ka bërë thirrje serbëve që të mos bien në “provokime të paramenduara” dhe të qëndrojnë të qetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026