Serbia vendos ushtarë dhe armatim në kufi, Kurti takohet me emisarin britanik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Çështjet të cilat u diskutuan mes Kurtit dhe emisarit britanik ishin marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet e fundit dhe situata e sigurisë në Kosovë, përkatësisht në kufirin me Serbinë pas sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë dy muaj më parë, dhe dislokimin përgjatë kufirit të sistemit kundër-ajror të ushtrisë serbe, e vetmja në Evropë që operon me armatim dhe sistem raketor kinez, sikurse ai FK-3.
”U bisedua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel, si një hap dhe përpjekje e rëndësishme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë por edhe si mundësi e humbur për të nënshkruar marrëveshjen si garanci e zbatimit të plotë”, thuhet në njoftim.
“Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it. Theksoi se zbarkimi i një kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë në Kosovë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, po i kontribuon situatës së sigurisë”, përmbyllet njoftimi i ZKM-së.
I derguari i Mbretërisë së Bashkuar është takuar dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në një darkë pune edhe me përfaqësues të partive opozitare në Prishtinë. Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka bërë të ditur lajmin në rrjete sociale ku thekson “Darkë me Lord Peach, të dërguarin special të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, me përfaqësues të partive politike e përfaqësues nga komuniteti serb! Fokus ishte e ardhmja e Kosovës me zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet bilaterale në Ballkan”.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 12:30 Evropa do të investojë 50 miliardë dollarë në armë me rreze të gjatë
- 12:08 KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
- 11:58 Hegseth anulon udhëtimin në Izrael, ndërsa tensionet me Iranin përshkallëzohen
- 11:41 Mijëra persona në Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
- 11:31 Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve