Seri tërmetesh në ishullin grek të Kretës

19 Shtator 2024 | 08:49

Disa tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, goditën ishullin grek të Kretës këtë mëngjes dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Siç raportohet nga EMSC, tërmeti i parë ndodhi në orën 04:45 me orën lokale dhe ishte me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi prej 27 kilometrash dhe 64 kilometra në jug të Heraklionit.

Ai u pasua, rreth orës 06:22, nga një tërmet i ri, më i fortë deri tani, me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër në një thellësi 11 kilometra dhe në një distancë prej 109 kilometra nga Heraklioni.

Pak më vonë, rreth orës 6:29 të mëngjesit me orën lokale, një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në një thellësi prej 19 kilometrash dhe në një distancë prej 165 kilometrash në veriperëndim të Heraklionit, raportoi EMSC.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026