Serie-A, Benevento mund Juventusin, Milani Fiorentinën
Në kampionatin italian të futbollit Juventus zhgënjeu të dielën duke humbur në shtëpi përballë Beneventos, ndërsa Milani fitoi me përmbysje ndaj Fiorentinës.
Në Torino skuadra e Andrea Pirlos ishte me dyshen Ronaldo-Morata në sulm, megjithatë nuk ia doli të tejkalonte portierin e Beneventos Lorenzo Montipo.
Argjentinasi Adolfo Gaich realizoi në minutën e 69-të golin për miqtë me të vetmen goditje që ata bënë drejt portës së bardhezinjve. Pas golit, trajneri Filippo Inzaghi kreu disa zëvendësime dhe ia doli ta mbajë rezultatin e pandryshuar deri në fund.
Benevento bëhet kështu e para skuadër në Serie-A që i merr pikë në dy ndeshjet direkte të një sezoni Juventusit – ndeshja e 28 nëntorit pati përfunduar 1-1.
Në ndeshjen tjetër Milani i Stefano Piolit ia doli të fitojë 3-2 ndaj Fiorentinës në Firenze. Në fillim Zlatan Ibrahimovic realizoi për kuqezinjtë, por më pas Erick Pulgar barazoi.
Në pjesën e dytë Franck Ribery përmbysi përkohësisht rezultatin në 2-1, mirëpo më pas Brahim Diaz dhe Hakan Calhanoglu kthyen sërish Milanin në avantazh me rezultatin 3-2 që kësaj here nuk ndryshoi.
Në ndeshjet e tjera, Atalanta fitoi 2-0 ndaj Veronës, Sampdoria mundi 1-0 Torinon, ndërsa Lazio po 1-0 Udinesen.
Kampionati italian kryesohet nga Interi me 65 pikë, më pas vijnë Milani me 59, Juventus me 55 dhe Atalanta me 55.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania