Serie A në alarm, tri humbje tronditin Italinë në Champions
Falë rezultateve mbresëlënëse të Inter në vitet e fundit, me dy finale të arritura edhe pse të humbura, Italia ishte mësuar të qëndronte në elitën e Europës deri në fund të shkurtit. Por këtë sezon, realiteti ka ndryshuar ndjeshëm.
Tre ndeshje play-off-i, të gjitha jashtë fushe, sollën tri humbje për Juventus, Atalanta dhe Interin: dhjetë gola të pësuar dhe vetëm tre të shënuar. Një bilanc që pak kush do ta kishte parashikuar.
Disfatat erdhën ndaj kundërshtarëve të fortë si Galatasaray dhe Borussia Dortmund, ndërsa sfida në Norvegji, në fushë sintetike dhe në kushte të vështira klimaterike, rezultoi po aq e komplikuar. Megjithatë, përtej faktorëve të jashtëm, paraqitjet e skuadrave italiane lanë shumë për të dëshiruar.
Renditja e koeficientëve e konfirmon rënien: Italia është tejkaluar nga Anglia, Gjermania, Spanja dhe Portugalia. Objektivi për një vend të pestë në Champions sezonin e ardhshëm duket pothuajse i paarritshëm.
Tani, gjithçka mbetet e hapur vetëm në letër. Të tre ekipet kanë nevojë për nga tre gola për të çuar sfidat të paktën në shtesë. Juventusi duket me më pak shanse, ndërsa Atalanta ka treguar ndër vite se di të befasojë. Sa i takon Interit, kalimi nga dominimi në kampionat te vështirësitë në Europë ka qenë i fortë, i rënduar edhe nga dëmtimi i Lautaro Martínez.
Brenda një jave, verdikti do të jetë i prerë: kualifikim ose eliminim. Italia rrezikon të dalë nga Europa më shpejt dhe më keq se sa ishte parashikuar.
Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut
Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori
Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 09:30 Putin: Po presim negociatorët amerikanë për Ukrainën, pas çtensionimit të krizës me Iranin
- 09:29 Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë pas të shtënave me armë mes tifozëve në Kaliforni gjatë ndjekjes së Botërorit
- 09:26 Burnham, kandidati favorit për kryeministër britanik prezanton vizionin për të ardhmen e Britanisë