“S’është më i preferuari i të huajve”, Manjani: Rama përmendet 14 herë në akt-padi
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron një skandal të madh, përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani u shpreh se emri i Ramës përmendet 14 herë, diçka që nuk ka ndodhur më parë me ndonjë kryeministër tjetër në botë.
Sipas tij, tanimë Rama nuk është i preferuari i disa diplomatëve të huaj në vend, për shkak të kësaj çështjeje.
“Çështja është që në Shqipëri, ne qeverisemi nga një njeri, i cili deri para një muaji ishte i përkëdheluri i disa të huajve, sot nuk është. Ke dëgjuar ndonjë diplomat amerikan të flasë më për Edi Ramën këtë muaj? Pse ka ndodhur kjo gjë, pse e qepën gojën kaq kollaj? Është hapur një çështje në mes të Uashingtonit, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i përkëdheluri i tyre, dashnori i tyre, përmendet në një akuzë penale, 14 herë.
Cili kryeministër i botës e ka këtë? Është përmendur në një akuzë penale 14 herë dhe po mos të jetë emri i Edi Ramës, ajo akuzë në Uashington nuk ekziston, rrëzohet menjëherë. ky është kulmi i kulmit të skandaleve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit