Vlora gati për sezonin turistik, në Pogradec rezervohen të gjitha shtëpitë për turizëm familjar
Sezoni turistik në vend do të nisë zyrtarisht më 15 qershor. Në prag të hapjes, IKMT ka nisur një aksion për shembjen e ndërtesave pa leje në vijën bregdetare. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli shprehen se në bashkitë e tyre nuk ka pasur aksion të IKMT-së pasi ndërhyrja është bërë disa muaj më parë.
“Gjithmonë është momenti i duhur për të respektuar ligjin, por aksioni i IKMT në Vlorë ka ndodhur muaj me parë dhe gjatë kësaj kohe jemi marrë me pastrimin e zonës. Së fundmi kemi pasur vetëm një shembje në zonën e mbrojtur të Karaburunit”, tha Leli.
“Në Pogradec nuk ka pasur aksion sepse nuk ka pasur nevojë. Kemi 3-4 muaj që po punojmë për rehabilitimin e bregut të liqenit që është rreth 30 km. Nga 30 km bregliqeni në kushtet e pandemisë përfitojmë për shfrytëzim vetëm 4 km”, u shpreh Xhakolli.
Duke folur për aplikimet e bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare, kreu i Bashkisë Vlorë tha se, ka pasur vështirësi pasi ky proces është hera e parë që po kryhet përmes aplikimit online. Ai tha më tej se gjatësia e vijës bregdetare prej 30 km ofron mundësinë për distancim social, ndaj u bëri apel qytetarëve që të vizitojnë Vlorën.
“Kanë filluar aplikimet, nuk është ai numri që prisnim. Jemi akoma në fazën kur njerëzit nuk janë mësuar me aplikimet online. Prioritet jemi duke u dhënë plazheve publike dhe hotelerisë, pasi hoteleria përballet dhe më kërkesën maksimale për standardet dhe ruajtjen e distancës sociale. Është e rëndësishme që të jemi mirëkuptues dhe mbështetës për të pasur një sezon turistik të suksesshëm. Është një sfidë e madhe dhe nuk mjaftojnë vetëm fjalët por duhen veprime në terren”, tha Leli.
Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë së Pogradecit u shpreh se, që tani janë prenotuar të gjithë shtëpitë për turizëm familjar, ndërsa sa i takon rezervimeve të hoteleve, një pjesë është anuluar ndërsa ka edhe shtyrje për në shtator.
“Në Pogradec ka shumë arsye për të ardhur, ne kemi qenë dhe jemi një zonë e gjelbër dhe qytetarët mund të vijnë pa frikë. Kjo është e vetmja mundësi që ka Pogradeci pasi ky qytet i vogël po mbahet vetëm me turizmin. Shtëpitë janë rezervuar të gjitha. Një pjesë e mirë e hoteleve rezervimet janë anuluar dhe një pjesë e mirë janë shtyrë për në shtator.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta