Sezoni turistik Ksamil, gjatë verës funksionojnë dy qendra shëndetësore

12 Gusht 2025 | 19:47

Numri i lartë i turistëve në Ksamil ka shtuar nevojën për më tepër shërbim shëndetësor. Në këtë periudhë, në zonën turistike funksinojnë 2 qendra shëndetësore.

Mbërritja e turistëve gjatë verës në Ksamil rrit nevojën për më shumë shërbim mjekësor.

Përvec qendrës shëndetësore që qëndron e hapur gjithë vitin, një tjetër qendër shëndetësore verore i është shtuar zonës turistike me shërbim 24 orë.

“Ne ksamil ka nje qender shendetesore e cila eshte gjate gjithe vitit ndersa ne stinen e veres, nga muaji qershor deri ne fund te shtatorit operojne 2 qendra shendetesore, qe jane 24 oreshe.”-shprehet Tajar Lako, mjek pediatër.

“Ne pergjithesi eshte e njejta situate madje me e stabilizuar, zakonisht kemi virozat e stines, qe prekin rruget e siperme te frymemarrjes, laringun, faringun, gjithashtu edhe gastrointeritet por ne kete periudhe nuk kane qene problematike. Gjithashtu kemi edhe raste te moderuara, nga djegiet, pickime nga peshq deti, iriq deti, nga aksidentet nuk kemi pasur raste por edhe ne raste te tilla i cojme ne spitalin e Sarandes.” shprehet Tajar Lako, mjek pediatër.

Tajar Lako mjek pediatër tregon se me rreth 30 deri 40 vizita në ditë në të dyja qendrat shëndetësore, të huajit janë ata që kryesisht kërkojnë shërbim mjekësor pranë këtyre dy

“Ne te dy qendrat variojne nga 30 deri ne 40 vizita ne 24 ore, ka turiste por edhe vendas, por dominojne turistet, ne keto muaj 5 fishohet popullsia. Jane te gjitha grup moshat por dominojne moshat feminore, te rinjte qe kane diegie, pickime por edhe moshat mbi 70 vjec me tensione, hipertensione pra te gjitha grup moshat.” shprehet Tajar Lako, mjek pediatër.

Këshillat e mjekut shkojnë vecanërisht për të vegjelit dhe kujdesin që prindërit dueht të kenë ndaj tyre.

“Se pari per femijet qe jane mosha nga 1 muaj deri ne 6 muaj gjithmone duhet te jene te kujdesshem per nxjerrjen e femijes ne diell. Orari me i pershtatshen eshte nga 8 deri ne oren 10 ndersa pasdite nga ora 18 deri ne 20″ shprehet Tajar Lako, mjek pediatër.

Këto dy qendra shëndetësore ofrohnë ndihmën e parë për vendasit dhe turistët, ndërsa për ndihmë mjekësore më të specializuar pacientët dërgohen në spitalin e Sarandës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026