Sfida e “Superman” në TikTok, mjekët: Lëndimet mund të duan kohë të gjatë rikuperimi

9 Dhjetor 2024 | 16:25

“Supermen” është trendi më i ri në TikTok që ka fituar popullaritet në kohët e fundit. Përdoruesit krijojnë video ku imitojnë veprimet e lidhura me figurën e Superman-it. Por ky trend i ri ka shkaktuar lëndime, në shumë raste serioze, tek të rinjtë që janë bërë pjesë.

Video të tilla janë parë të realizohen dhe në shkollat në Shqipëri, ku nuk kanë munguar incidentet, si fraktura të dëmtuara dhe të nxira në pjesë të ndryshme të trupit.

“Për ne mosha pediatrike që janë më aktivët, shohim fraktura si të parakrahut, kavikulës, supit, gjymtyrëve të poshtme. Dëmtime mund të jenë nga më të thjeshtat, shembje që i themi ne në gjuhën popullore ose tek fraktura të kockave të gjata”, thotë Ilir Hasmuça, ortoped.

Pjesë e sfidës “Supermen”, janë bërë dhe të rritur. Nga ana mjekësore, pasojat e lëndimeve tek këto mosha mund të duan dhe muaj kohë rikuperimi.

“Tek fëmijët kanë një avantazh, që sistemi është në zhvillim e sipër dhe nuk kërkojmë ndonjëherë perfeksion. Sa më i vogël, aq më pak pasoja ka fraktura dhe sa më i rritur duhet një kujdes që frakturat të çohen në vendin e vet që të mos kemi pasoja në të ardhmen. Ka dhe raste që operohen”, tregon mjeku.

Kjo sfidë ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve në shumë shtete, për të pasur kujdes të shtuar, si nga prindërit dhe punonjësit në shkolla për të parandaluar raste të tjera, që mund të çojnë në lëndime më serioze për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e Shtërmenit, në bashkinë Cërrik. Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses, të mbështetur edhe nga...
17:42 | 29/06/2026

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026