‘Sfidon’ Biden, Kongresi miraton një projektligj për furnizimin e Izraelit me armë

17 Maj 2024 | 10:31

Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për pezullimin e dërgesave të bombave në Izrael, duke miratuar një projektligj, që synon të detyrojë administratën e Presidentit Biden të transferojë armët. Republikanët u përpoqën të nxirrnin në pah ndasitë mes demokratëve mbi luftën Izrael-Hamas.

Në përpjekje për të frenuar Izraelin nga ndërmarrja e një ofensive në shkallë të gjerë në Rafah, administrate e Presidentit Biden këtë muaj pezulloi një dërgesë armësh prej 3500 bombash, disa prej të cilave peshojnë deri në 900 kilogramë, që mund të shkaktojnë vrasjen e qindra njërëzve në zonat e populluara. Republikanët ishin të indinjuar nga vendimi, duke akuzuar Presidentin Biden për braktisjen e aleatit më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Debati mbi projektligjin në Dhomës së Përfaqësuesve, i nxitur nga udhëheqja republikane këtë javë nënvizoi ndasitë e thella në Uashington mbi luftën Izrael-Hamas. Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqja demokrate u detyruan të mobilizoheshin për të ruajtur unitetin e grupit të ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, të përbërë nga anëtarë të moderuar që nuk janë të kënaqur me mosmarrëveshjet SHBA-Izrael dhe anëtarët progresistë që janë të indinjuar që Presidenti Biden po vazhdon ta furnizojë Izraelin me armë, shkruan VOA.

Projektligji u miratua me 224 vota pro dhe 187 kundër. 16 demokratë u bashkuan me shumicën republikane për të mbështetur projektligjin. Tre republikanë votuan kundër projektligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026