Zgjedhja e delegatëve të rinj të Kongresit të PS, voton kryeministri Rama
Ditën e djeshme dhe të sotme, anëtarësia e Partisë Socialiste po voton për zgjedhjen e delegatëve të rinj të Kongresit në 369 vendvotime.
Sipas burimeve për Euronews Albania, në orën 10:00, në njësinë administrative Dajt, ishte planifikuar të votonte për delegatë të Kongresit edhe kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama.
Rama ka mbërritur në qendrën e votimit 15 minuta përpara orarit të planifikuar për të votuar dhe ka përfunduar procesin.
“Votimet e djeshme për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste në 369 vendvotime, vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike”, ka shkruar Rama më herët në Facebook.
Kujtojmë se nga eksponentët e lartë të PS është bërë e ditur më herët se janë 95 mijë anëtarë aktivë që kanë të drejtë vote.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë






