Rama tregon vendin e takimit me shqiptarët në Athinë: Moment krenarie

10 Maj 2024 | 08:24

Kryeministri Edi Rama do të jetë në 12 maj në Athinë ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë atje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ftuar se shqiptarët të marrin pjesë në takim, që siç sqaron do të mbahet në stadiumin e Galatsit në Athinë

“Dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Një ditë më parë media greke Protothema shkroi se organizatorët e vizitës të kryeministrit Rama në Athinë janë ende në kërkim të një ambienti për të mbajtur takimin.

“Edi Rama deri tani është “i pastrehë”, pasi mbajtja e takimit në Stadiumin e Paqes dhe Miqësisë në Athinë duket se nuk po ecën përpara. Kërkimi për një hapësirë për takimin nisi nga Teatri i Krishtlindjeve në Galat, i cili u “bllokua” me këshillën e kryebashkiakut për biznesmenin që e menaxhon”, shkruante Protothema.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026