Shabani: Nëse Ahmetaj nuk kthehet, Rama duhet të dorëhiqet!
Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për administratën që ka zgjedhur dhe nuk mund të mjaftohet duke thënë se përgjegjësia është individuale.
Sipas tij, nëse Ahmetaj nuk kthehet në Shqipëri të përballet me drejtësinë, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
“Rama duhet të mbajë përgjegjësi për administratën që ka zgjedhur, kjo duket tashmë si organizatë kriminale që i është sulur pasurisë publike. Rama s’mund të thotë më që përgjegjësia është individuale. Përgjegjësia politike është shumë më e madhe për atë që është drejtuesi. Nëse Arben Ahmetaj nuk gjendet dhe vazhdon të jetë në arrati, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Është një skandal shumë më i madh se ajo që ka ndodhur. Unë shpresoj që Ahmetaj të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin që meriton, në të kundërt përgjegjësia është e Edi Ramës”, tha Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër