Shaip Kamberi i dorëzon 9 kërkesa qeverisë së re të Serbisë
15 Korrik 2022 |
15:14
Përfaqësuesi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi zhvilloi ditën e djeshme një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të konsultimeve për forminin e qeverisë së re.
Pas përfundimit të takimit, Kamberi u shpreh se prioritet koalicionit të Luginës nuk është hyrja në qeverinë e Serbisë, por integrimi i shqiptarëve.
Kamberi ka dorëzuar nëntë kërkesa konkrete të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Progres Demokratik, të cilat janë:
- Zbatim i afatizuar i Planit 7 pikësh, miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2013.
- Ndërprerje e procesit të pasivizimit dhe krijim i një Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e deritanishëm, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile; si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
- Krijim i një Fondi të veçantë Zhvillimor për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe dyfishim i buxhetit të Trupit Koordinues për projekte kapitale dhe subvencionimin e sektorit privat, sikurse sjelljen e investitorëve të huaj.
- Afatizim për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e diplomave me Kosovën, të arritura në Bruksel më 2011 dhe 2016.
- Sanksionim ligjor të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos përdorimit të termit ofendues “Šiptar”.
- Intensifikim i dialogut midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe të zgjedhurve të Luginës së Preshevës, me lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian dhe me mbikëqyrjen e ambasadorëve të akredituar në Beograd, pjesë e grupit “Miqtë e Luginës”.
- Ndryshim dhe plotësim i Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, përfshirë nenin 16 al. 2 për përdorimin e simboleve kombëtare.
- Krijim i një Komisioni Vlerësues Parlamentar të zbatimit “Marrëveshjes së Konçulit”, të miratuar nga Qeveria e Serbisë më 2001, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumicës parlamentare, opozitës, deputetit nga Lugina e Preshevës, shoqërisë civile, si dhe më lehtësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
- Realizim i afatizuar të Marrëveshjes për riorganizimin e Trupit Koordinues nga 2009.
Sipas Kamberit, Lugina e Preshevës ka nevojë para së gjithash për zgjidhje politike, jo për poste qeveritare pa ndikim për interesin e përgjithshëm.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni