Shakira shtrohet në spital, anulon koncertin

18 Shkurt 2025 | 17:41

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka anuluar koncertin e saj në Peru për shkak të problemeve shëndetësore.

Në një postim në Instagram, ajo ka deklaruar se aktualisht ndodhet e shtruar në spital dhe se mjekët e kanë njoftuar se gjendja e saj fizike nuk e lejon të performojë.

Në deklaratën e saj në rrjetet sociale, Shakira tha se shpreson të shërohet së shpejti.

“Plani im është që ta bëj këtë koncert sa më shpejt. Ekipi im dhe menaxheri tashmë janë duke punuar për një datë të re”, tha ajo.

Këngëtarja mbërriti në Peru të premten mbrëma, ku kishte planifikuar të performonte të dielën dhe të hënën.

Peruja është ndalesa e dytë në Amerikën Latine, pas dy koncerteve në Brazil javën e kaluar.

Shakira po bën një turne nëpër botë me qëllim promovimin e albumit të saj të fundit, Las Mujeres Ya No Lloran, në të cilin ajo flet për divorcin e shumëpërfolur nga Gerard Pique.

Turneu do të vazhdojë në Maj dhe Qershor në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026