Shantazh me dosje, Andi Bushati: Me dyshim që Berisha nxjerr këtë tezë tani për Bashën
Analisti politik Andi Bushati nuk beson se çështja e spekuluar së fundmi kinse Basha është shantazhuar me dosjen e lobimit në SHBA për të përjashtuar Berishën, të jetë nxjerrë nga ky i fundit.
Duke komentuar deklaratat e fundit mes raporteve Berisha-Basha, Bushati tha në emisionin “Shock” në Euronews Albania se ka disa ditë që në mjediset mediatike rreth Sali Berishës qarkullon ideja se “amerikanët e kanë peng Bashën”.
“Sot si duket është zhvilluar ca më tej,” – tha Bushati duke nënkuptuar deklaratat e sotme të aktivistes republikane Evi Kokalari.
“A duhet besuar Berisha që e nxjerr këtë histori tani, unë këtë gjë e shoh me dyshim, edhe idenë se Basha është kapur peng nga Yuri Kim apo Donald Lu për këtë dosje, e shoh me dyshim,” – tha Bushati.
Sipas analistit ajo që bën më tepër përshtypje është pyetja politike dhe jo faktike, se a është sjellë Basha si njeri i kapur peng nga qeveria. Ai vuri në analizë disa zotime të pambajtura si kryeopozitar të Bashës duke thënë se në tërësi nuk e ka goditur qeverinë.
Çështja e lobimit të Bashës në SHBA ka të bëjë me disa foto me ish-Presidentin Trump, apo me intervista në disa media konservatore të djathta, për të cilat pati probleme me deklarimin e burimit të financimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë