SHBA, 4 policë plagosen me armë zjarri nga protestuesit

2 Qershor 2020 | 07:54

Policia e Saint Louis-it, në Misuri të SHBA-ve, ka raportuar se katër agjentë janë plagosur me armë zjarri gjatë përplasjeve me protestuesit dhe janë dërguar në spital.

Sipas njoftimit në faqen e Twitter-it të policisë, të katër agjentët janë jashtë rrezikut për jetën. Tre prej tyre janë goditur në këmbë dhe njëri në krah.

Ngjarja ndodhi gjatë një proteste që nisi paqësisht në mesditë, me 2-3 mijë pjesëmarrës, por që përfundoi dhunshëm me rënien e natës, kur rreth 200-300 persona nisën të thyejnë dyqane dhe të sulmojnë rajonin e policisë.

 

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në të gjithë SHBA-në, një javë pasi nisën protestat për vdekjen e George Floyd teksa arrestohej nga policia.

Derek Chauvin, polici që u filmua duke i peshuar viktimës me gju në qafë, është futur në burg i akuzuar për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë, autopsia vërtetoi se vdekja ishte shkaktuar nga asfiksia.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026