SHBA, 8-vjeçarja vdes në mbajtjen kufitare

18 Maj 2023 | 15:35

Një vajzë tetëvjeçare ka vdekur ndërkohë që ka qenë në mbajtje në Doganat e Shteteve të Bashkuara, për shkak të një urgjence mjekësore, kanë thënë autoritetet. Vajza dhe familja e saj, janë ndaluar në një zonë kufitare në Harlingen të Teksasit, dhe më pas ajo është sëmurur.

Agjencia kufitare amerikane ka thënë se ajo është transportuar në një spital lokal, ku është konfirmuar vdekja e saj. Agjencia për Doganë dhe Mbrojtje Kufitare, ka thënë se do ta hetojë incidentin dhe se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, është njoftuar për rastin.

Ky rast shënon vdekjen e parë në territorin e doganës amerikane, në vitet e fundit. Qeveria nuk ka dhënë informacione për urgjencën mjekësore që e ka përjetuar vajza, dhe as rrethanat tjera për vdekjen e saj.

Ky lajm vjen një javë pasi një emigrant 17-vjeçar, i cili ka arritur në SHBA, i pashoqëruar, ka vdekur në një qendër strehimi në Florida.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026