SHBA, aplikacioni TikTok rikthehet në funksionim
‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion në Shtetet e Bashkuara kur të merrte detyrën të hënën.
Deklarata u bë pasi përdoruesit amerikanë njoftuan se ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit të aplikacionit në pronësi kineze. Megjithatë, vetë aplikacioni ‘TikTok’ nuk dukej se mund të përdorej menjëherë.
“Në marrëveshje me ata që ofrojnë shërbimet tona, TikTok është në proces të rikthimit në funksionim”, tha platforma e mediave sociale në një deklaratë. Ajo gjithashtu falënderoi zotin Trump për “ofrimin e qartësisë dhe garancisë së nevojshme për ata që ofrojnë shërbimet tona për mbi 170 milionë amerikanë se nuk do të përballen me ndonjë ndëshkim dhe që lejon mbi 7 milionë biznese të vogla të lulëzojnë”.
‘TikTok-u’ ndaloi së funksionuari për 170 milionë përdoruesit e tij amerikanë të shtunën në mbrëmje pak para se të hynte në fuqi ligji për mbylljen e tij, për arsye të sigurisë kombëtare. Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar se nën kompaninë mëmë kineze ByteDance, ekzistonte rreziku që të dhënat e amerikanëve të keqpërdoreshin.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të “zgjaste periudhën kohore përpara se ndalesat e përcaktuara nga ligji të hyjnë në fuqi, në mënyrë që ne të arrijmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”.
“Unë do të doja që Shtetet e Bashkuara të kenë mbi 50% pronësi”, shkroi ai në rrjetin social ‘Truth’.
Zoti Trump tha se urdhëri ekzekutiv i tij do të sqaronte se nuk do të kishte asnjë përgjegjësi për ndonjë kompani që ndihmoi TikTok-un të mos ndalonte së funksionuari, përpara urdhrit të tij.
Presidenti i zgjedhur Trump kishte thënë më herët se sipas të gjitha gjasave do t’i jepte platformës së mediave sociale ‘TikTok’ afat 90-ditor nga ndalimi, pasi të merrte detyrën. ‘TikTok-u’ e përmendi këtë zotim të zotit Trump në njoftimin e publikuar për përdoruesit në aplikacion.
“Një ligj që ndalon TikTok-un është miratuar në Shtetet e Bashkuara. Për fat të keq, kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok-un për momentin. Jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer në funksionim TikTok-un, sapo të marrë detyrën”, thotë mesazhi që njoftoi përdoruesit e platformës së mediave sociale.
Edhe nëse është e përkohshme, mbyllja e paprecedentë e ‘TikTok-ut’ do të ketë një ndikim të gjerë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, politikën e Shteteve të Bashkuara, tregun e mediave sociale dhe miliona amerikanë që varen nga aplikacioni ekonomikisht dhe nga pikëpamja kulturore.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë