SHBA, arrestohet autori i vrasjes së senatores amerikane dhe bashkëshortit të saj
Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane në Minesota, i dyshuar për vrasjen e senatores demokrate dhe bashkëshortit të saj.
Arrestimi i tij shënoi përfundimin e një gjuetie dyditore, që nisi pas ai vrau senatoren Melissa Hortman dhe bashkëshortin e saj, Mark. Sipas guvernatorit Tim Walz, sulmi ka qenë i motivuar politikisht.
Autoritetet njoftuan se i dyshuari, Vance Luther Boelter, ishte i armatosur në momentin e arrestimit në një zonë rurale në perëndim të Mineapolisit, por u dorëzua pa rezistencë, përballë forcave speciale SWAT.

Boelter dyshohet gjithashtu se plagosi senatorin demokrat John Hoffman dhe bashkëshorten e tij, Yvette, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
Zonja Hoffman deklaroi të dielën se ajo dhe bashkëshorti i saj ndihen me fat që kanë mbijetuar.
Atentatori u lokalizua pasi hetuesit gjetën makinën që ai kishte përdorur, në kontenë Sibley, rreth 80 kilometra nga vendi i ngjarjes në qytetin Brooklyn Park të Minesotës.
Njësi ajrore dhe forca speciale policore u përfshinë në operacionin më të madh të këtij lloji në historinë e shtetit të Minesotës. Gjatë operacionit nuk pati të lënduar në radhët e policisë dhe autoritetet konfirmuan se nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:
Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj
3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:54 Irlanda merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për 6 muaj
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
- 11:28 Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 11:13 Louis J. Crishock emërohet Përfaqësues i Lartë në Detyrë për Bosnjë dhe Hercegovinën