SHBA| Arrestohet një person në Kapitol, lëvizte me armë zjarri dhe vinte era benzinë
Policia e Kapitolit të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që “vinte era karburant” dhe kishte një “armë zjarri” me vete në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC.
Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.
“Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.
Policia ka deklaruar më pas se në çantën e të arrestuarit gjeti një pistoletë, një çakmak dhe një ndezës pishtari. Ai kishte gjithashtu “artikuj të tjerë” në çantën e shpinës.
Sipas BBC burri kishte “letra me vete” dhe u tha oficerëve se qëllimi i tij ishte t’i dorëzonte ato në Kongres, tha Manger.
Policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë se nga ka ardhur personi i ndaluar dhe cilat ishin qëllimet e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh