SHBA blen 2.1 milionë fuçi naftë për rezervat strategjike

20 Dhjetor 2023 | 07:52

Shtetet e Bashkuara blenë 2.1 milionë fuçi naftë bruto, njoftoi të martën Departamenti amerikan i Energjisë, duke thënë se kjo do të ndihmojë për rimbushjen e Rezervës Strategjike të Naftës pas shitjes më të madhe në histori vitin e kaluar.

Agjencia amerikane tha se nafta e blerë me një çmim 74.23 dollarë për fuçi, do të dërgohet në muajin shkurt, krahasuar me naftën e shitur nga rezerva strategjike vitin e kaluar me një çmim nën mesataren prej 95 dollarësh për fuçi.

Sipas Reuters, vitin e kaluar administrata e Presidentit Joe Biden bëri një shitje rekord prej 180 milionë fuçi nga rezerva strategjike për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve të naftës pasi Rusia, një eksportues i madh i naftës së papërpunuar, sulmoi Ukrainën.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë blerë rreth 11 milionë fuçi naftë për të pasuruar rezervën strategjike pas shitjeve të vitit të kaluar. Deri në muajin shkurt rreth 4 milionë fuçi të tjera do t’i shtohen rezervës pasi ato ishin marrë borxh nga kompanitë e naftës.

Departamenti i Energjisë tashmë ka anuluar shitjen e planifikuar deri në vitin 2026 të 140 milionë fuçive naftë, çka ka shënuar një përparim të ndjeshëm në rimbushjen e rezervës strategjike, tha agjencia amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026