SHBA, Britania e Madhe dhe Australia flotë nëndetësesh bërthamore kundër Kinës

14 Mars 2023 | 15:35

SHBA, Britania e Madhe dhe Australia kanë zbuluar detaje të planit të tyre për të krijuar një flotë të re nëndetësesh bërthamore, që synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Sipas paktit Aukus, Australia do të marrë tre nëndetëset e saj të para me energji bërthamore nga SHBA.

Aleatët do të punojnë gjithashtu për të krijuar një flotë të re duke përdorur teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë reaktorët Rolls-Royce të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Pekini ka kritikuar ashpër marrëveshjen e rëndësishme detare. Ministria e saj e jashtme akuzoi tre kombet se “ecin gjithnjë e më tej në rrugën e gabimit dhe rrezikut”.

Misioni i Kinës në OKB kishte akuzuar më herët aleatët perëndimorë për frenim të përpjekjeve për mospërhapje të kërcënimeve bërthamore. Por presidenti i SHBA Joe Biden tha se marrëveshja kishte për qëllim forcimin e paqes në rajon dhe theksoi se nëndetëset do të jenë “me energji bërthamore, jo të armatosura”.

Duke folur së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë – Rishi Sunak dhe Anthony Albanese – në San Diego të Kalifornisë, Biden tha se marrëveshja nuk do të rrezikonte angazhimin e Australisë për të qenë një vend pa armë bërthamore.

Australia bëhet i dyti pas Britanisë së Madhe që merr teknologjinë elitare bërthamore të Uashingtonit. Sipas marrëveshjes, marinarët e marinës australiane do të dërgohen në bazat e nëndetëseve të SHBA dhe Britanisë së Madhe për të mësuar se si të përdorin nëndetëset me energji bërthamore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026