Pence thirrje SHBA-ve: Mos rinovoni marrëveshjen bërthamore me Iranin, është rrezik

13 Mars 2023 | 14:44

Ish-zëvendës presidenti i SHBA-ve, Mike Pece i ka bërë thirrje administratës së presidentit Biden të heqë dorë nga mbështetja e negociatave bërthamore me Teheranin dhe t’i qëndrojë përkrahë popullit të iranit.

Deklaratën e bëri në Samitin dypartiak që u mbajt të shtunën në Uashington në solidaritet me kryengritjen mbarëkombëtare të Iranit, duke theksuar se një marrëveshje bërthamore e rinovuar me Iranin do të sillte më shumë destabilitet.

“Një marrëveshje bërthamore e rinovuar nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet. Do të sjellë më shumë terrorizëm, vdekje dhe shkatërrim dhe do të destabilizojë rajonin. Një nga gënjeshtrat më të mëdha të regjimit në Iran ndaj botës është se nuk ka alternativë për status quo-në. Por ju dini që kjo nuk është e vërtetë. Ekziston një alternativë, një alternativë e mirëorganizuar, plotësisht e përgatitur, e kualifikuar në mënyrë perfekte, e mbështetur gjerësisht”, tha Pence.

Pence, mbështeti qëllimin e popullit iranian për të krijuar një republikë laike, demokratike, jo-bërthamore iraniane, fuqitë e të cilës burojnë nga pëlqimi i të qeverisurve.

“E di që flas në emër të dhjetëra miliona amerikanëve të të dyja partive politike dhe të çdo filozofie politike, kur them nga zemra se populli amerikan mbështet qëllimin tuaj për të krijuar një republikë laike, demokratike, jo-bërthamore iraniane, fuqitë e të cilës burojnë nga pëlqimi i të qeverisurve”, u shpreh Pence.

Në eventin e së shtunës u dha mbështetje maksimale për rezistencën e organizuar të popullit iranian, duke përfshirë Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026