SHBA, BE presion Serbisë dhe Kosovës: Duhet marrëveshje!

BE-SHBA
12 Mars 2023 | 13:42

Më shume se asnjëherë më parë që nga pavarësia e Kosovës komuniteti ndërkombëtar është angazhuar për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u duk fare qartë si një nga çështjet e diskutuara ne Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit Biden dhe presidentes se komisionit Europian Ursula Von Der Leyen

Von Der Leyen në konferencën e mbajtur për media pas takimit që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se është shumë e rëndësishme që dialogu po vazhdon. Shefa e Komisionit Evropian ka thënë se sigurisht që nuk është një proces i lehtë dhe se ka shumë çështje për t’u zgjidhur.

“E kemi prekur këtë teme. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët SHBA dhe BE për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.

Ndërkohë pak ditë para takimit të Ohrit, Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias. Greqia është një nga 5 vendet anëtare të BE që ende s’e ka njohur Kosovën dhe që shpesh është theksuar se mund të jetë e para që do ta njohë pas nënshkrimit të marrëveshjes për planin europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026