Vuçiç: Shpresoj se do ta vizitoj Kosovën deri në fund të vitit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në mbledhjen e bordit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën.
Në këtë takim, Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, shkruan Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).
“Ne po përgatitemi për bisedime të hënën dhe të martën, dhe pas kësaj do të shkojmë në Ohër. Më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë të flasim atje”, tha ai.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë Beogradin më 13 dhe 14 mars.
Lajçak ka qëndruar në Kosovë më 9 dhe 10 mars. Fillimisht ai takoi presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Më 10 mars, ai zhvilloi bisedime me partitë opozitare në Kosovë dhe përfaqësues të Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026