SHBA dërgon ndihma ushtrake në Ukrainë

22 Janar 2022 | 21:13

SHBA dërgoi 90 ton ndihma ushtrake në Ukrainë, pas grumbullimit të trupave të ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën.

Kjo është dërgesa e parë e paketës së miratuar së fundmi me ndihma ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, ku përfshihen municione për “ushtarët e vijës së parë”.

Dërgesa mbërriti pas vizitës së Sekretarit të Shtetit amerikan Blinken në Kiev këtë javë, i cili paralajmëroi për një përgjigje të ashpër nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën, raporton BBC.

Moska ka mohuar çdo plan për sulm, apo pushtim të Ukrainës.

Presidenti amerikan Biden miratoi një paketë të ndihmës ushtarake prej 200 milionë dollarësh në dhjetor të 2021.

Ambasada e SHBA në Kiev tha se dërgesa dëshmoi “angazhimin e vendosur të SHBA për të mbrojtur të drejtën sovrane të Ukrainës për vetëmbrojtje”.

Dërgesa mbërriti disa orë pasi ministri i jashtëm i Rusisë dhe homologu i tij amerikan mbajtën bisedime në përpjekje për të zvogëluar mundësinë e një konflikti më të gjerë Rusi-Ukrainë.

Rusia ka pushtuar më parë territorin ukrainas, duke aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014. Rreth 14,000 njerëz janë vrarë dhe të paktën dy milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve. Një marrëveshje “e brishtë” paqeje u arrit në vitin 2015, por konflikti ka vazhduar.

Tani, kreu i aleancës së mbrojtjes ushtarake të NATO-s ka paralajmëruar se ekziston rrezik real për një konflikt të ri, pasi rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufi.

Moska ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën, ndërsa i ka bërë kërkesa të njëpasnjëshme Perëndimit që të mos lejojë zgjerimin në NATO-s në Lindje dhe që Ukraina “të mos bëhet kurrë pjesë e NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë

Anija kozmike Link, në pronësi të kompanisë së teknologjisë së mbrojtjes Katalyst Space Technologies, u nis nga Ishujt Marshall me qëllim që të ndërhynte në...
14:52 | 03/07/2026

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE

Ukraina dhe Moldavia shënuan një tjetër moment historik në përpjekjet e tyre për t’u pranuar në BE në një takim teknik të premten, pasi shtetet...
14:19 | 03/07/2026

Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar në aeroportin e Stambollit pas kthimit të tij në vend, nën akuzat për fyerje të supozuar të...
13:50 | 03/07/2026